Lajme
Mblidhet LDK-ja, Isa Mustafa pritet të japë dorëheqje
Demokracia
13:43 | 15 Shkurt 2021

Share:

Isa Mustafa pritet japë dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së, pas rezultatit të zgjedhjeve.

Pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën dje më 14 shkurt, ku Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), doli e treta, kreu i këtij subjekti politik, Isa Mustafa ka mbledhur Kryesinë e partisë.

Siç merr vesh Demokracia.com, Isa Mustafa pritet të japë dorëheqje nga posti i kreut të partisë pas rezultatit të zgjedhje të djeshme, ku sipas të dhënave të deritanishme të KQZ-së, LDK-ja ka arritur që të mbledh 13.08 për qind të votave.

Pas dorëheqjes së Mustafës, brenda LDK-së do të ketë zgjedhje ku do të zgjidhet udhëheqësia e re.

Theksojmë se mbrëmë vetë Mustafa ka paralajmëruar reforma brenda partisë, kurse Avdullah Hoti, i cili ishte kandidat LDK-së për kryeministër, ka marrë përgjegjësinë për humbje në këto zgjedhje. /Demokacia.com/

Të ngjashme