Lajme
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Demokracia
07:30 | 04 Prill 2022
Ilustrim

Share:

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mbajë sot mbledhje nga ora 11:00.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se në rend të ditë është edhe caktimi i seancës së re plenare, përcjell Demokracia.com.

Ky është rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022:
  3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale,
  4. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën bujqësore,
  5. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate,
  6. Votimi në parim i Projektligjit për Ushqim,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,
  8. Pika e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022:
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
  10. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars 2022:
  11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.
  12. Përgatitjet për seancën plenare të re të radhës:
  13. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  14. Pyetjet parlamentare,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118,
  17. Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,
  18. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave nga radhët e komunitetit shqiptar.
  19. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Demokracia.com/

 

Të ngjashme