Lajme
Mblidhet familja mbretërore, Elizabeth II në gjendje të keqe shëndetësore
Demokracia
16:20 | 08 Shtator 2022

Share:

Familja mbretërore ka nisur të mblidhet, derisa mjekët e Mbretëreshës Elizabeth II kanë ngritur alarmin për gjendjen e saj shëndetësore.

Pallati mbretëror Buckingham tha se Mbretëresha Elizabeth II është nën mbikëqyrjen mjekësore pasi mjekët janë “të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së Saj”.

Monarkistja më jetëgjatë e Britanisë është duke vuajtur nga probleme shëndetësore që nga tetori i vitit të kaluar, të cilat e kanë bërë që të ketë probleme për të ecur dhe qëndruar në këmbë.

Të gjithë fëmijët e saj – trashëgimtari i fronit, Princi Charles, 73 vjeç, Princesha Anne, 72 vjeç, Princi Andreë, 62 vjeç dhe Princi Eduard, 58 vjeç, janë aty ose janë rrugës për të shkuar tek Mbretëresha, e cila aktualisht është në Pallatin Balmiral në Skoci, thanë ndihmësit.

Gjithashtu duke shkuar në Balmoral janë edhe djali i madh i Charles, Princi William, së bashku me djalin e tij të vogël, Princin Harry, dhe gruan e tij, Meghan, të cilët braktisën jetën mbretërore për tu transferuar në Shtetet e Bashkuara.

Mbretëresha jeton në Pallatin Bakingam në Londër. Por, monarkistja 96-vjeçare, e cila ka muaj që është përballur me probleme shëndetësore po qëndron në pallatin në Skoci, ku zakonisht kalon pushimet e verës.

Të ngjashme