Lajme
Mblidhet AAK-ja: Kërkon sa më parë krijimin e parlamentit, votimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit
Demokracia
17:02 | 19 Shkurt 2021

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje me kryesinë dhe kryetarët e degëve, ku është diskutuar rreth procesit zgjedhor.

AAK përmes një komunikate për media bën të ditur se Kosova e ka të domosdoshme krijimin e insitucioneve.

“Për t’iu hapur rrugë këtyre objektivave, Kosova e ka të domosdoshme krijimin e institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke përfshirë këtu krijimin sa më parë të Parlamentit, votimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Në këtë takim të strukturave më të larta të AAK-së, u konstatua se Kosova tashmë duhet të shkojë tutje në kapërcimin e sfidave të saj që janë; liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë. Për t’iu hapur rrugë këtyre objektivave, Kosova e ka të domosdoshme krijimin e institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke përfshirë këtu krijimin sa më parë të Parlamentit, votimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit./Demokracia.com/

Të ngjashme