Sot sipas agjendës zyrtare, do të mbahet mbledhjet e tri komisione të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal sot mbajnë mbledhje të zakonshme.
Në Komisionin e Administratës Publike, do të bëhet shqyrtimi i Raportit plotësues, të komisioneve të përhershme, për Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës si dhe votimi i raportit me amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.
E në komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, do të bëjë shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare të Fondit për Sigurime për vitin e paraprak.
Ndërkaq Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, do të bëj shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verërat.