Lajme
Mblidhen krerët e shtetit për t’u koordinuar për politikën e jashtme
Demokracia
21:20 | 13 Qershor 2022

Share:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren Donika Grvalla, për takimin e rregullt koordinues për politikën e jashtme.

“Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, koordinimin me shtetet mike, si dhe për zhvillimet e fundit lidhur me dialogun me Serbinë”, thuhët në postimin e Presidences në Facebook.

Lajmi është bërë i ditur në një komunikatë nga Zyra e Presidentes.

Të ngjashme