Lajme
Mblidhen 77 milionë dollarë për fushatën presidenciale të Bidenit
Demokracia
11:26 | 15 Korrik 2023

Share:

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Komiteti Kombëtar Demokratik kanë mbledhur më shumë se 77 milionë dollarë për fushatën që kur shpalli kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Paratë u mblodhën midis 25 prillit, kur Biden shpalli kandidaturën dhe fundit të qershorit, raporton reuters.

Për krahasim, ish-presidenti, Barack Obama mblodhi 85.6 milionë dollarë në të njëjtën periudhë në vitin 2011, pasi nisi fushatën për mandatin e dytë dhe katër vjet më parë, presidenti i atëhershëm, Donald Trump dhe Komiteti Kombëtar Republikan mblodhën 105 milionë dollarë në tremujor.

Biden

Biden nuk ka gjasa të ketë kundërshtarë seriozë për nominimin demokrat, por ai ende përballet me shqetësime të vazhdueshme brenda partisë për entuziazmin e votuesve për të zgjedhur një kandidat që do të jetë 82 vjeç.

Shuma e parave të mbledhura ka të ngjarë të zvogëlojë, por jo të eliminojë shqetësimet nëse Biden mund të mbledhë mbështetjen e nevojshme për një fushatë të suksesshme, veçanërisht duke pasur parasysh se ai mblodhi më shumë se 1 miliard dollarë donacione gjatë fushatës së fundit.

Sondazhet tregojnë se demokratët do të preferonin të përfaqësoheshin nga një kandidat tjetër, por nuk ka konsensus brenda partisë deri tani për një alternativë.

Të ngjashme