Lajme
Mbledhja e KQZ-së: Daka konfirmon se ka të dhëna të sakta për kandidatët me vepra penale
Demokracia
18:05 | 22 Janar 2021

Share:

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se sot pas mbledhjes së Komisionit, i ka kërkuar përgjigje shtesë Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe se këta të fundit kanë verifikuar se pergjigjet për kandidatë për deputetë janë të sakta.

Sipas Dakës, të gjitha të dhënat lidhur me kandidatët për deputetë janë të sakta, raporton Demokracia.com

“Ne kemi konfirmim nga Gjykatat e vendit, dhe kemi marrë konfirmim për saktësinë e dhënave dhe faktin se dënimet e plotfuqishme janë të proceduruara në sistem”, tha ajo.

Kujtojmë se siç ka njoftuar KQZ, janë 47 kandidatë për deputetë me vepra penale të konfirmuara gjatë tre viteve të fundit, që nënkupton se nuk mund të ceritifkohen./Demokracia.com

Të ngjashme