Lajme
Mbledhja e dy qeverive| Gjithçka gati, arrin delegacioni i Shqipërisë në Kosovë
Demokracia
11:01 | 20 Qershor 2022

Share:

Çdo përgatitje protokollare është kryer dhe kryeministri Albin Kurti me ministrat e tij janë tashmë në hotelin ku pritet të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

Në Prishtinë ka arritur edhe delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë.

Ata i ka pritur delegacioni i Qeverisë së Kosovës.

Në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sesioni plenar i mbledhjes së dy qeverive është planifikuar të nis në orën 11:15 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt.

Më pas, është planifikuar një konferencë për shtqyp e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe homologut të tij shqiptar, Edi Rama.

Marrëdhëniet e ftohta të liderëve nuk i përjashtojnë marrëveshjet e ndryshme që nënshkruhen çdoherë kur organizohen mbledhje të përbashkëta. Të tilla do të ketë edhe sot

Mbledhja e fundit e tillë ishte mbajtur në fund të nëntorit të vitit të kaluar në Elbasan. Aty ishin nënshkruar 13 marrëveshje.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2025