Lajme
Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë, për 1 javë u trajtuan mbi 1 mijë fëmijë
Demokracia
14:28 | 04 Gusht 2021

Share:

Klinika e Pediatrisë e QKUK-së njofton se është e mbingarkua me fëmijë që po trajtohen në këtë klinikë.

Në një njoftim të SHSKUK-së, thuhet se brenda 1 javë janë trajtuar 1 mijë e 163 fëmijë, përcjell Demokracia.com

Ndërsa gjatë tërë muajit korrik, janë trajtuar 3 mijë e 712 raste.

Njoftimi i plotë:

Mbingarkohet Klinika e Pediatrisë, për 1 javë u trajtuan 1163 fëmijë

Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është mbingarkuar me fëmijë që po kërkojnë trajtim ambulantor dhe spitalor.

Sipas raportit javor të kësaj klinike, për 1 javë janë trajtuar 1163 fëmijë. Nga numri I përgjithshëm i rasteve, 785 kanë qenë vizita më kuadër të Emergjencës Pediatrike, kurse

378 vizita në Amulancat specialistike. Brenda javës për trjatim spitalor janë pranuar 206 fëmijë.

Gjatë muajit korrik, klinika ka trajtuar 3712 raste, përfshirë 2409 vizita në Emergjencën Pediatrike, 1303 vizita në ambulancat specialistike.

Të ngjashme