Lajme
“Mbikëqyrja e opozitës prodhon rezultat”, Mustafa reagon pas anulimit të konkursit të KEK-ut
Demokracia
18:15 | 06 Maj 2022

Share:

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka reaguar pas anulimit të konkursit të KEK-ut.

Mustafa në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se mbikëqyrja e opozitës sipas tij po prodhon rezultat, përcjell Demokracia.com.

“Patëm kërkuar anulim dhe padi për të gjithë të përfshirët në këtë krim. Dje u themelua komisioni hetimor parlamentar, sot e anuluan konkursin. E kur të fillon komisioni punën thellësisht? Çfarë shkeljesh tjera do zbulohen?”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Mbikëqyrja e opozitës prodhon rezultat.

Patëm kërkuar anulim dhe padi për të gjithë të përfshirët në këtë krim.

Dje u themelua komisioni hetimor parlamentar, sot e analuan konkursin.

E kur të fillon komisioni punën thellësisht? Çfarë shkeljesh tjera do zbulohen?… /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024