Lajme
Mbi tre mijë raste pozitive me COVID-19 në Kosovë, gjatë javës së fundit
Demokracia
07:49 | 07 Mars 2021

Share:

Java e parë e muajit mars është shënuar me rreth tre mijë raste pozitive dhe 41 vdekje, nga COVID-19 në Kosovë.

 

41 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë, nga 18 mijë e 375 mostra të marra nga IKSHPK.

 

Janë shëruar 1 mijë e 836 persona të infektuar me koronavirus, prej së hënës së 1 marsit deri ditën e shtunë, 6 mars 2021.

 

Pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar 3 mijë e 270 persona, gjatë javës që po lëmë pas.

 

Gjithsej të shëruar, prej rasteve të para me koronavirus, në Kosovë rezultojnë 61 mijë e 685 persona, ndërsa raste aktive mbesin 9 mijë e 175 persona./Demokracia/

Të ngjashme