Lajme
Mbi një mijë raste aktive me COVID-19
Demokracia
07:28 | 06 Gusht 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve pozitive është 1 mijë e 65.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 704, ndërsa nga COVID-19 kanë vdekur 2 mijë e 270 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9 mijë 537 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469 mijë e 857 doza të vaksinës.

Deri më sot 164 mijë e 290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të ngjashme