Lajme
Mbi një mijë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë
Demokracia
09:15 | 16 Janar 2021

Share:

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë betejën me koronavirus e kanë humbur 1 mijë e 399 pacientë. Ndërsa janë infektuar mbi 55 mijë persona dhe janë shëruar 48 mijë e 572 pacientë.

“Numri total i rasteve pozitive është 55.135 raste nga 205.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.399 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.164”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, dje njoftoi se në Kosovë kanë arritur frigoriferët për ruajtjen e vaksinave anti-Covid, ndërsa kanë bërë përgatitjet e duhura që së shpejti të fillojnë me procesin e vaksinimit.

Kujtojmë se në shumë vende të botës edhe në disa shtete të Ballkanit ka filluar vaksinimi kundër COVID-19./Demokracia.com/

 

Të ngjashme