Shifra e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka kaluar shifrën nëntë mijë.
Bëhet fjalë për saktësisht nëntë mijë e 413 raste me COVID-19.
Siç njofon IKShPK-ja, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4 mijë e 193 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 548 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, duke e dërguar numrin e përgjithshëm në 1 mijë e 649 raste të vdekjeve.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 301 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve deri më sot është gjithsej 61mijë e 986 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9 mijë e 413./Demokracia/