Lajme
Mbi katër mijë shoferëve u është ndaluar vozitja nga fillimi i këtij viti
Demokracia
16:38 | 20 Korrik 2023

Share:

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat në trafik në të kundërtën do të mund të mbeten pa patentë shofer.

Policia e Kosovës ka vazhduar me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Gjatë periudhës kohore Janar – Qershor të këtij viti, 4116 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.

Ndërsa sipas njoftimit të policisë 1,2751 shoferëve u janë vendosur pikë negative.

Të ngjashme