Lajme
Mbi katër mijë shkarkesa rrufesh deri më tani mbi territorin e Kosovës
Demokracia
16:50 | 06 Qershor 2022

Share:

Dita e hënë është karakterizuar me stuhi dhe rrebeshe të shiut, në pjesë të ndryshme të Kosovës.

“Meteo Kosova”, ka njoftuar se mbi 4,000 shkarkesa rrufesh të regjistruara deri më tani, kanë ndodhur mbi territorin e Kosovës.

Sipas tyre situata më problematike mbetet pranë skajeve të Kosovës.

“Stuhi të fuqishme kanë karakterizuar pjesë të ndryshme të Kosovës, e më problematike mbetet situata pranë skajeve të Kosovës, të cilat po përcillen me rrebeshe shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh! Momentalisht kemi stuhi të fuqishme të pozicionuar në veriperëndim të vendit, ku priten të zhvillohen edhe në zona të tjera”, bënë të ditur Meteo Kosova.

Të ngjashme