Lajme
Mbi 9 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë
Demokracia
07:16 | 16 Shkurt 2022

Share:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 9 mijë e 461 raste.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 211 mijë e 22, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3 mijë e 78 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 427 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  1 milion e 802 mijë e 978 doza të vaksinës.

Deri më sot 811 mijë e 331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 94 mijë e 149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Të ngjashme