Lajme
Mbi 87 mijë raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Demokracia
08:10 | 28 Mars 2021

Share:

Numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë shënon 87 mijë e 67 raste.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 87 mijë e 67 raste nga 410 mijë e 169 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 830 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 544 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 71 mijë e 813 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13 mijë e 424.

Instituti përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve./Demokracia/

 

Të ngjashme