Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 83 mijë e 12 raste nga 389 mijë e 791 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 776 raste të vdekjes.
IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68 mijë e 601 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12 mijë e 635, përcjell Demokracia.com.
Instituti përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve./Demokracia/