Lajme
Mbi 8 mijë ukrainas u evakuuan sot përmes korridoreve humanitare
Demokracia
23:18 | 21 Mars 2022

Share:

8.057 ukrainas janë evakuuar në mënyrë të sigurt nëpërmjet korridoreve humanitare gjatë ditës së sotme, tha zëvendës kryeministrja e Ukrainës.

Iryna Vereshchuk tha se të evakuuarit u zhvendosën përmes shtatë korridoreve humanitare nga qytetet e Ukrainës që ndodhen nën rrethimin dhe bombardimet ruse, shkruan Skynews.

Midis të evakuuarve 3,007 banorë ishin nga qyteti port jugor i Mariupolit.

Gjatë javëve të fundit, situata në qytet është bërë gjithnjë e më e dëshpëruar me banorët që përballen me bombardime të vazhdueshme, me mungesë e ushqimi dhe uji.

Të ngjashme