Lajme
Mbi 8 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Demokracia
07:30 | 02 Mars 2021

Share:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se janë 8 mijë e 26 persona me virusin COVID-19 aktiv aktualisht në vend.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 69 mijë e 697 persona teksa kanë humbur jetën 1 mijë e 608 pacientë.

Sipas IKSHPK-ës, po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 60 mijë e 63 pacientë.

Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 467 raste të reja, nëntë viktima dhe 214 pacientë të shëruar.

Të ngjashme