Lajme
Mbi 67 mijë qytetarë imunizohen plotësisht
Demokracia
15:05 | 12 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260 mijë e 955 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 67 mijë e 578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në njoftimin e MSH-së thuhet po ashtu se gjatë 24 orëve 6 mijë e 361 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, përcjell Demokracia.com.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë  6 mijë e 361 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë  260 mijë e 955 doza të vaksinës. Deri më sot 67 mijë e 578 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”.

Kujtojmë se vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar në fund të muajit mars, ndërsa nga 15 qershori Kosova ka filluar edhe vaksinimin masiv./Demokracia.com/

Të ngjashme