Mbi 63 mijë qytetarë janë imunizuar me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas njoftimit të ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani në Kosovë janë vaksinuar 252 mijë e 938 qytetarë, përcjell Demokracia.com.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 7 mijë e 741 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252 mijë e 938 doza të vaksinës. Deri më sot 63 mijë e 529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovës ka filluar në fund të muajit mars, ndërsa vaksinimi masiv ka filluar më 15 qershor.
Sipas njoftimit të MSH-së, kategoria e cila është duke u vaksinuar tani është mosha mbi 40 vjeç. /Demokracia.com/