Në Kosovë janë gjithsej 637 raste aktive me Covid-19.
Kështu u bë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Demokracia.com.
Vetëm në 24 orët e fundit, 108 qytetarë rezultuan pozitiv me Covid-19, nga 5 mijë e 169 testime të kryera.
Ndërkohë, MSh ka bërë të ditur se deri më sot në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 1, 677,000 doza të vaksinës. /Demokracia.com/