Është shtuar numri i qytetarëve të Kosovës që janë imunizuar plotësisht kundër koronavirusit. Siç njofton Qeveria e Kosovës, deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, faqja e Qeverisë thotë se gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim.
Qeveria ka lutur qytetarët që të caktojnë terminet për vaksinim për çdo ditë të javës.
Njoftimi i plotë:
Deri më sot, me dy doza të vaksinës janë vaksinuar mbi 500 mijë qytetarë të Republikës së Kosovës.
Kosova, që procesin vaksinimit e ka filluar e fundit në rajon, falë vaksinimit masiv, sidomos gjatë muajve gusht dhe shtator, tani ka lënë prapa katër shtete të Ballkanit Perëndimor, për nga përqindja e banorëve të vaksinuar. Vetëm gjatë muajit shtator janë rezervuar mbi 400 mijë termine për vaksinim. Për këtë, meritë kanë ekipet e vaksinimit, ekipet menaxhuese, komiteti i imunizimit dhe qytetarët e Republikës që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve tona dhe të ekspertëve shëndetësorë.
Vaksinimi po vazhdon. Çdo ditë të javës, përfshirë fundjavët. Andaj caktoni terminin tuaj, për veten dhe familjarët tuaj.
Bashkë ia dalim! /Demokracia.com/