Në total numri i rasteve aktive nga Covid-19 në Kosovë është 5.118.
Kështu njofton Ministria e Shëndetësisë në raportin e fundit, shkruan Indeksonline.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar edhe numër i madh i raste me Covid-19.
Nga 5.297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Brenda kësaj periudhe kohore nuk është shënuar asnjë viktimë.
Kurse, janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.750.