Lajme
Mbi 5.5 miliardë euro kanë kosovarët kursime nëpër banka
Demokracia
17:43 | 06 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Vlera e depozitave të kosovarëve nëpër banka komerciale e ka kaluar shifrën 5.5 miliardë euro.

Prej këtyre kursimeve, 3.69 janë depozita familjare, 1.12 janë të korporatave financiare e pjesa tjetër të korporatave jofinanciare.

Në raportin e BQK-së rreth  sistemit financiar për janarin 2023 bëhet e ditur se shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara në janar ka arritur 4.3 miliardë euro.

Vetëm për ekonomitë familjare janë aprovuar kredi në vlerë 1.6 miliardë euro.

Të ngjashme