Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka miratuar raportin vjetor financiar të fondit për mbështetje të subjekteve politike për vitin 2022, sipas ulëseve të fituara në Kuvend.
Fondi i aprovuar për t’iu ndarë partive politike parlamentare është gjithsej 4,200,000.00 euro, raporton Demokracia.com.
Sipas këtij vendimi, Lëvizja Vetëvendosje, subjekti më i madh në Kuvend me gjithsej 58 ulëse, merr gjithsej 2,030,000.00 euro.
Partia Demokratike e Kosovës, me 19 ulëse, ka marrë 665,000.00.
Lidhja Demokratike e Kosovës, me 15 ulëse, ka marrë 525,000.00.
Lista Serbe me 10 ulëse, ka 350,000.00.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 8 ulëse, ka marrë 280,000.00 euro. /Demokracia.com/
Më poshtë gjeni buxhetin e ndarë për të gjitha partitë parlamentare: