Kuriozitete
Mbi 33 milionë shikime – vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë
Demokracia
10:27 | 20 Prill 2024

Share:

Prindërve u pëlqen të regjistrojnë momente historike në jetën e fëmijëve të tyre: kur ata fillojnë të zvarriten, të ecin, të flasin e të ngjashme.

Megjithatë, ndonjëherë jo gjithmonë rezulton ashtu siç ata duan. Por, nëna Amanda arriti të kapte një moment historik të tillë – ajo kapi momentin kur filloi të ecte djali i saj 14 muajsh Declan

Në klipin e TikTok, shohim një fëmijë të vogël që filloi të ecte dhe më pas të kërcejë sapo dëgjoi këngën Blinding Light nga The Weeknd.

Shumë ishin të kënaqur me lëvizjet e kërcimit të Declan-it dhe videoja u bë shpejt virale, duke mbledhur 33 milionë shikime dhe 6.6 milionë pëlqime.

“Kjo është kaq prekëse. Fëmija është kaq i lezetshëm”, “Gjëja më e mirë që kam parë ndonjëherë” dhe “Declan është kaq qesharak” ishin vetëm disa nga komentet.

.

 

Të ngjashme