Lajme
Mbi 3 mijë të vdekur me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut
Demokracia
14:09 | 28 Shkurt 2021

Share:

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Maqedoni kanë humbur jetën 3 mijë e 126 pacientë me COVID-19.

Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë bërë 519 mijë e 985 testime, ndërsa numri i përgjithshëm i të diagnistifikuarve është 102 mijë e 482, ku prej tyre 91 mijë e 66 janë shëruar.

Momentalisht në Maqedoni ka 8 mijë e 290 raste aktive, ndërsa dje kishte 721 raste të reja.

Lloji britanik i koronavirusit është i pranishëm në tre qytete të Maqedonisë, në Prikep, Kavadar dhe Ohër.

Të ngjashme