Lajme
Mbi 3 mijë persona u testuan sot për COVID-19 në Kosovë, 246 rezultojnë pozitivë
Demokracia
13:38 | 14 Shkurt 2021

Share:

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka treguar se nga 3 mijë e 31 teste të bëra sot, 246 persona kanë rezultuar pozitivë.

Zemaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sot është shënuar rekord i testimeve, shkruan Demokracia.com.

“Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3 mijë 31 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Njoftimi i Armend Zemaj pa ndëhyrje:

Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19.

Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës!

Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve.

Respektoni rekomandimet anti Covid.

Bashkë ia dalim!/Demokracia.com

Të ngjashme