Lajme
Mbi 3 mijë e 200 qytetarë arritën sot në Portin e Durrësit
Demokracia
09:49 | 23 Korrik 2023

Share:

Të dielën e 23 korrikut në portin detar të Durrësit në terminalin e trageteve mbërritën 2 tragete, Rigel II dhe GNV Azurra.

Përmes tyre kanë mbërritur 1 mijë e 510 udhëtarë.

Respektivisht 414 te njëri dhe tjetri 1730 udhëtarë e 500 automjete. Në total 3240 udhëtarë dhe 914 automjete.

Në dispozicion të përpunimit të tyre janë 12 sportele për udhëtarët dhe 18 për automjetet.

Në mesditë pritet të mbërrijë trageti Marina nga Ankona dhe në darkë tragetet Rigel III dhe Franceska nga Bari.

Që të tre pritet të sjellin mbi 3 mijë udhëtarë dhe mbi 800 automjete.

Të ngjashme