Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bakim Haxhiu ka thënë se në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), ka keqmenaxhim.
Haxhiu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar disa fotografi dhe video brenda spitalit të fëmijëve në SHSKUK, përcjell Demokracia.com.
“Mbi 22 milionë euro investime në Spitalin e Fëmijëve, ndërsa analizat bëhen në laboratorin e vjetër me kushte jo të përshtatshme. Pse nuk është laboratori pjesë e Spitalit të Fëmijëve kur ka qenë pjesë e planifikuar e investimeve 22 milionë euro, dhe ka qenë e planifikuar paisja me aparaturë të re moderne për laborator”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Vazhdon keqmenaxhimi në SHSKUK.
Spitali i ri fëmijëve pa laborator dhe ende jo funksional me të gjitha kapacitetet e tij.
Mbi 22 milionë euro investime në Spitalin e Fëmijëve, ndërsa analizat bëhen në laboratorin e vjetër me kushte jo të përshtatshme.
Pse nuk është laboratori pjesë e Spitalit të Fëmijëve kur ka qenë pjesë e planifikuar e investimeve 22 milionë euro, dhe ka qenë e planifikuar paisja me aparaturë të re moderne për laborator.
Nga 4 salla të operacionit vetëm dy janë funksionale dhe me probleme organizative dhe menaxheriale./Demokracia.com/