Lajme
Mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë
Demokracia
23:32 | 09 Gusht 2021

Share:

Javët e fundit është rritur dukshëm numri i rasteve me COVID-19 në Kosovës. Aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus ka shkuar në 2 mijë e 158.

Që nga fillimi i pandemisë numri i të infektuarve me këtë virus është 110 mijë e 194, nga ta 105 mijë e 765 janë shëruar.

Ndërsa deri më tani 2 mijë e 271 persona kanë humbur betejën me koronavirusn, raporton Demokracia.com.

Në anën tjetër, Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, kanë bërë të ditur se rreth 90 për qind të rasteve të infektimit me koronavirus në Kosovë, janë të lidhura me variantin Delta të këtij virusi.

Sipas tyre, ky variant, sikur edhe në shumë vende të botës, është dominues edhe në Kosovë. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme