Lajme
Mbi 17 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Demokracia
07:07 | 13 Shtator 2021

Share:

17 mijë e 625 është bilanci i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë. 

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë janë shënuar 157 mijë e 2 raste pozitive me COVID-19, ndërsa 2 mijë e 795 persona kanë humbur betejën me koronavirusin.

Në vendin tonë deri më tani, nga ky virus, janë shëruar 136 mijë e 582 persona.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë dhënë 18 mijë e 214 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.

Deri më sot 357 mijë e 197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme
Lajme • 23 Maj 2025