Sport
Mbi 150 mijë njerëz i bënë nderime Peles, përfshirë presidentin e Brazilit
Demokracia
16:10 | 03 Janar 2023

Share:

Më shumë se 150 mijë njerëz, përfshirë presidentin e Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i bënë nderimet e tyre të madhit të futbollit brazilian Pele në qytetin bregdetar të Santos, duke kaluar para arkivolit të hapur të Peles në stadiumin Vila Belmiro për t’I dhënë lamtumirën e fundit, njofton Reuters, transmeton Demokracia.com.

Pele, i cili vdiq javën e kaluar në moshën 82 vjeçare pasi luftoi me kancerin e zorrës së trashë për një vit.

Njerëzit formuan radhë të gjata jashtë stadiumit në Santos, ku Pele jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij, dhe pritën deri në dy orë për të bërë nderimet e tyre edhe brenda natës, sipas Santos Football Club.

“Rroftë mbreti”, shkruhej në një pankartë gjigante brenda stadiumit. I quajtur “mbreti i futbollit”, Pele luajti për Santos nga viti 1956 deri në 1974, duke shënuar më shumë se 1000 gola.

Presidenti i sapo betuar Lula mbërriti me helikopter të martën në mëngjes dhe qëndroi pranë arkivolit të Pele, të veshur me një flamur brazilian, në qendër të fushës së futbollit.

“Pak brazilianë e mbanin emrin e vendit tonë aq sa ai”, tha Lula javën e kaluar pas vdekjes së Pele./Demokracia.com/

Të ngjashme