14 mijë e 307 raste aktive shënojnë në Kosovë me Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se 14 mijë e 307 raste aktive me Covid-19 janë në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4 mijë e 86 mostra, prej të cilave rezultuan 680 raste pozitive.
Ndërkaq në 24 orët e fundit betejën me virusin SARS CoV – 2 e kanë humbur 9 persona, përcjell Demokracia.com.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.086 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 680 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (69, 67, 53 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 79 vjeç), Deçan 1 rast (78 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Podujevë 1 rast (66 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 93.655 raste nga 443.122 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.915 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.433 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.307”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Demokracia/