Lajme
Mbi 135 milionë raste me COVID-19 në botë
Demokracia
08:56 | 11 Prill 2021

Share:

Numri i të prekurve nga COVID-19 në mbarë botën ka kapërcyer pragun e 135 milionë rasteve.

Sipas faqes “Worldometer”, që përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në botë janë regjistruar gjithsej 135 milionë e 82 mijë e  420 raste infektimi me COVID-19.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 31 milionë e 773 mijë e 300 raste, raporton ATSh.

Pas SHBA-së, rastet më të shumta janë regjistruar në Brazil (13 milionë e 286 mijë e 324) dhe Indi (13 milionë e 202 mijë e 783), përcjell Demokracia.com.

Për sa i përket numrit të vdekjeve, në të gjithë botën kanë humbur jetën nga COVID-19 2 milionë e 921 mijë e  655 persona.

Të shëruarit janë 108 milionë e 701 mijë e 451.

Aktualisht, në botë ka 23 milionë e 411 mijë e 181 të prekur nga COVID-19 që ndodhen në trajtim./Demokracia.com/

Të ngjashme