Diaspora
Mbi 12 mijë e 500 vota nga diaspora janë refuzuara deri më tani
Demokracia
19:57 | 23 Shkurt 2021
Ilustrim

Share:

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), janë refuzuar 12 mijë e 566 vota nga diaspora.

Organizata joqeveritare GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Sipas kësaj organizate deri në ora 19:00 të së martës janë refuzuar 12 mijë e 566 votues janë refuzuar apo 28.57 për qind e të verifikuarve, shkruan Demokracia.com.

GERMIN ka bërë të ditur se deri në ora 19:00, kanë qenë 26 mijë e 69 pako janë hapur apo 60 për qind e totalit, ndërsa 43 mijë e 982 votues të verifikuar apo 1.69 për qind e votuesve/pakove. Po ashtu sipas kësaj organizate janë 31 mijë e 419 votues të aprovuar apo 71.43 për qind e të verifikuarve.

Theskojmë se një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Më poshtë gjeni informatat në lidhje me numrin e zarfeve dhe votuesve të verifikuar deri më sot në ora 19:00, duke përfshirë votuesit e aprovuar dhe të refuzuar.

*** Një pjesë e zarfeve të refuzuara do të rishqyrtohen edhe njëherë nga KQZ, para se të fillojë procesi i numërimit. /Demokracia.com/

GERMIN, përmes vëzhguesve të akredituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke vëzhguar procesin e…

Posted by GERMIN on E martë, 23 Shkurt 2021

Të ngjashme