117 mijë e 382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se deri me tani janë vaksinuar 374 mijë e 190 persona kundër koronavirusit, përcjell Demokracia.com.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374 mijë e 190 doza të vaksinës. Deri më sot 117 mijë e 382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Kujtojmë se vaksinimi kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar në fund t muajit mars, ndërsa vaksinimi masiv më 15 qershor./Demokracia.com/