Lajme
Mbi 100 mijë euro dëmi, arrest shtëpiak ndaj drejtoreshës së çerdhes në Prishtinë
Demokracia
16:21 | 15 Maj 2025

Share:

Dje dy persona janë intervistuar dhe njëri është ndaluar pasi dyshohet se kanë keqpërdorur fondet publike në një institucion parashkollor në Prishtinë.

“”Hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shumat e sakta të dëmit të shkaktuar që mund të arrijnë vlerën mbi 100 mijë euro.”

Pak më parë, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se njëra nga të pandehurat, K.A. është ndaluar.

Ato dyshohen se në cilësinë e personit zyrtar në Institucionin Parashkollor “Botanika” në Prishtinë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtar kanë përvetësuar mjete financiare që u janë besuar për shkak të pozitës që mbanin, duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës në Prishtinë.

Njërës i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Komunikata e plotë:

Komunikatë për Media Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 15 Maj 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me datë 15.05.2025, me urdhër të prokurorit të shtetit, njëra nga të pandehurat K.A. është ndaluar për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Përvetësimi në detyrë’’ bazuar nga neni 418 të KPRK-së.

Sipas hetimeve, të pandehurat, në cilësinë e personave zyrtar, në Insititucionin Parashkollor ‘’Botanika’’ në Komunën e Prishtinës, dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës zyrtar kanë përvetësuar mjete financiare që u janë besuar për shkak të pozitës që mbanin, duke i shkaktuar dëm buxhetit të komunës në Prishtinë.

Andaj, me kërkesë të Prokurorit të rastit, ndaj njërës nga të pandehurat iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe keqpërdorimeve me fondet publike, duke i ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre rasteve në përputhje me ligjin.

Të ngjashme