Lajme
Mbi 10 mijë palestinezë të vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i luftës
Demokracia
14:57 | 06 Nëntor 2023

Share:

Numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës është rritur në 10,022, sipas ministrisë së Shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi.

Nga ata, 4,104 janë fëmijë, sipas një deklarate të lëshuar nga ministria, shkruan Al Jazeera.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kryen 450 sulme dje në enklavë, e cila gjithashtu është objekt i operacioneve tokësore në zgjerim.

Shifrat e fundit të UNRWA tregojnë se më shumë se 700,000 njerëz janë zhvendosur që nga 7 tetori, kur luftëtarët e Hamasit ndërmorën një inkursion në Izrael.

Të ngjashme