1 mijë e 803 persona kanë humbur jetën, si pasojë e Covid-19 në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 1 mijë e 803 persona kanë humbur betejën me virusin SARS-CoV 2.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3 mijë e 634 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 781 raste pozitive.
IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 764 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 69.887 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.808./Demokracia/