Lajme
Mbi 1 mijë raste të reja me koronavirus sot në Kosovë
Demokracia
12:56 | 05 Gusht 2022

Share:

Mbi një mijë raste me koronavirus janë konfirmuar edhe sot në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton për 1.266 të infektuar në 24 orët e fundit, ndërkohë që nuk raportohet për ndonjë viktimë.

Dje janë shëruar 1.606 qytetarë, ndërsa janë dhënë 64 doza të vaksinës.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 9.252.

Të ngjashme