Lajme
Mbi 1 mijë fëmijë 10 -19 vjeç janë infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve
Demokracia
15:25 | 22 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Mbi 1 mijë fëmijë të moshës prej 10 deri në 19 vjeç janë infektuar me COVID-19 gjatë 24-orëve të fundit.

Kështu është bërë e ditur në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilin po ashtu tregohet se me këtë virus janë prekur edhe 181 fëmijë nga mosha 0 deri në 9 vjeç, shkruan Demokracia.com.

Më pak të infektuar me koronavirus janë të moshuarit e moshës mbi 80 vjeç.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 3 mijë e 206 raste të reja, ndërsa nuk është regjistruar asnjë vdekje.

Aktualisht në Kosovë janë 15 mijë e 247 raste aktive./Demokracia.com/

Të ngjashme