Lajme
Mbetet pa ujë të pijshëm Burgu i Sigurisë së Lartë në Podujevë
Demokracia
12:05 | 17 Qershor 2022

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se Burgu i  Sigurisë së Lartë në Dyzë ka mbete pa ujë të pijshëm.

Në njoftimin e KRU “Prishtina”, thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të punimeve teknike të menjëhershme, në eliminimin e humbjeve të ujit në pusetën prej nga furnizohet Burgu i Dyzit me ujë të pijshëm, përcjell Demokracia.com.

“Prishtinë, 17 qershor – Për shkak të punimeve teknike të menjëhershme, në eliminimin e humbjeve të ujit në pusetën prej nga furnizohet Burgu i Dyzit me ujë të pijshëm, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë sot, duke filluar nga ora 9:00-11:00”, thuhet në njoftim./Demokracia.com/

Të ngjashme