Lajme
Mbetet pa ujë kjo lagje e Prishtinës
Demokracia
09:01 | 21 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të një defekti të ndodhur në gypin me diametër fi 80 mm, sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, janë detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për këtë lagje.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes, përcjell Demokracia.com.

“Furnizimi rikthehet pas sanimit tē defektit. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes. Faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për konsumatorët e lagjes”  Lakrishte”

Prishtinë, 21 mars – Ju njoftojmë se për shkak të një defekti të ndodhur në gypin me diametër fi 80 mm, sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për këtë lagje.

Furnizimi rikthehet pas sanimit tē defektit.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes.

Faleminderit për mirëkuptim!/Demokracia.com/

Të ngjashme