ShowBiz
Mbetën të shqetësuar nga largimi i saj, prezantuesja e Sky Sports sqaron për shikuesit përse u largua në lot
Demokracia
08:05 | 28 Shkurt 2022

Share:

Hayley McQueen ka shpjeguar se përse u prek deri në prag të lotëve në Sky Sports.

Shikuesit mbetën të shqetësuar për prezantuesen pasi menduan se ajo po qante në transmetim ‘live’.

42-vjeçarja u bë dukshëm emocionale këtë javë pas një segmenti me disa yje sporti që janë ndikuar nga pushtimi agresiv i Rusisë në Ukrainë.

McQueen, vajza e ish-mbrojtësit të Manchester United dhe Leeds, Gordon, kishte veshur një bluzë blu dhe një fund të verdhë si një mbështetje për vendin e shkatërruar nga lufta.

Dhe ajo bëri një postim për momentin në rrjete sociale, duke thënë se ishte ‘pak e sikletosur’, por instinktet e saj e pushtuan.

https://www.youtube.com/watch?v=BtVZEMKlyno

Në një postim në Instagram, ajo shkroi: “Kam mbuluar shumë histori tragjike në Sky Sports ndër vite dhe krenohem që mbetem profesioniste dhe mbaj emocionet nën kontroll, por për disa arsye dje me të vërtetë isha vetja”.

“Që kur u bëra nënë mendoj për botën ndryshe dhe padyshim që jam bërë shumë më e ndjeshme”.

 

Të ngjashme