Lajme
Mbesin pa ujë dy zona të Prishtinës
Demokracia
13:22 | 23 Janar 2022
Ilustrim

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” sh.a ka njoftuar se dy zona kanë mbetur pa ujë të pijshëm për shkak të rrjedhjeve të ujit nga gypat.

Në njoftimin e KRU “Prishtina”, thuhet se ekipet e mirëmbajtjes tashmë janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, ku si pasojë do të mbeten pa furnizim me ujë deri në sanimin e tyre, përcjell Demokracia.com.

“Ju njoftojmë për dy rrjedhje uji në dy zona të ndryshme, mëngjesin e ditës së sotme. Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, njëra në mes të rrugëve ” Rexhep Luci” dhe ” Luan Haradinaj” në Prishtinë dhe tjetra në rrugën ” Bajram Bahtiri” rruga që të shpie në fshatin Llukar. Sanimi i tyre ka filluar dhe shpresojmë të përfundojmë sa më shpejt. Si pasojë, pa furnizim me ujë janë rrugët e lartëcekura, deri në sanimet e defekteve të dy linjave”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 23 janar – Ju njoftojmë për dy rrjedhje uji në dy zona të ndryshme, mëngjesin e ditës së sotme.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë duke u marrë me sanimin e dy gypave të ujit, njëra në mes të  rrugëve ” Rexhep Luci” dhe ” Luan Haradinaj” në Prishtinë dhe tjetra në rrugën ” Bajram Bahtiri” rruga që të shpie në fshatin Llukar.

Sanimi i tyre ka filluar dhe shpresojmë të përfundojmë sa më shpejt.

Si pasojë, pa furnizim me ujë janë rrugët e lartëcekura, deri në sanimet e defekteve të dy linjave./Demokraica.com/

Të ngjashme